Diplomimi i 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës parashihet të mbahet më 6 nëntor, në orën 16:00. Policia nuk e ka konfirmuar datën dhe orën.

Ceremonia ishte caktuar fillimisht për 30 tetor, por u shty sepse mungonin uniformat dhe pajisjet e nevojshme. Policia nuk e ka konfirmuar se uniformat u janë dorëzuar kadetëve.

Kadetët e nisën trajnimin më 27 prill në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.