Kosova rrezikon të humbë mbi 100 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së nëse nuk përmbush reformat e mbetura deri në fund të vitit, vlerësoi më 7 nëntor Qemajl Marmullakaj nga IKD-ja.
Hulumtuesi i lartë dhe menaxheri i programit në IKD tha se Kosova duhet të përmbushë 27 hapa reformues nga periudha 2024–2025. Sipas tij, këto janë obligime ligjore që duhet të zbatohen nga Kuvendi i Kosovës.
«Deri në fund të këtij viti Kosova duhet të përmbushë 27 hapa që kanë mbetur për nga viti 2024-2025», tha Marmullakaj në një intervistë.
“Deri në fund të këtij viti Kosova duhet të përmbushë 27 hapa që kanë mbetur për nga viti 2024-2025”
Ai tha se mosmiratimi i Kodit Civil, pjesë e agjendës së reformave të dakorduara me BE-në, mund t’i kushtojë Kosovës mbi 6 milionë euro.
BE-ja dhe institucionet e Kosovës nuk kanë konfirmuar se vendi do të humbë mbi 100 milionë euro nëse nuk i përmbush reformat. Nuk janë dhënë hollësi për përllogaritjen e shumës ose fondet që përfshihen.




