Analizat laboratorike në Maqedoninë e Veriut konfirmuan pesticide mbi kufirin e lejuar në 19,3 tonë mollë të kthyera nga Bullgaria më 2 nëntor.
Ngarkesa u ndal në pikën kufitare Novo Sellë. Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë e vlerësoi të pasigurt për konsum dhe e dërgoi për shkatërrim.
«Ngarkesa me mollë është vlerësuar si e pasigurt për konsum dhe është dërguar për shkatërrim», tha Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë.
“ngarkesa me mollë është vlerësuar si e pasigurt për konsum dhe është dërguar për shkatërrim”




