Në Zyrën e Kryeministrit, studiuesi Zymer Ujkan Neziri u takua me kryeministrin Albin Kurti të premten mbrëma, në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Nezirin e shoqëruan studiuesja Ina Arapi, studiuesi Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës, studiuesi Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos dhe vajza e tij, Shqipe Neziri Vela.

«Në këtë përvjetor të shënuar, profesor Zymer Ujkan Nezirit i shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për veprën e tij jetësore dhe kontributin e vyer në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare», tha Kurti.

“Në këtë përvjetor të shënuar, profesor Zymer Ujkan Nezirit i shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për veprën e tij jetësore dhe kontributin e vyer në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare”
— Albin Kurti, kryeministër i Kosovës