Mbrojtësi dhe kapiteni i FC Zürichut, Lindrit Kamberi, pritet të marrë ftesën e parë për Kombëtaren A të Kosovës për ndeshjet e nëntorit.
Federata e Futbollit e Kosovës dhe përzgjedhësi Franco Foda nuk e kanë konfirmuar ftesën. Kamberi, 27 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të djathtë.
Ai ka luajtur për herë të fundit me Kombëtaren U20 të Zvicrës rreth shtatë vjet më parë. «Kosovën e shohim si mundësi. Secili lojtar shqiptar nga Kosova e ka për synim, diçka që mundet me qenë ëndërr», ka thënë Kamberi.
“Kosovën e shohim si mundësi. Secili lojtar shqiptar nga Kosova e ka për synim, diçka që mundet me qenë ëndërr”




