Talenti 17-vjeçar i Barcelonës Orian Goren thuhet se është ftuar për herë të parë në ekipin A të Izraelit, për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kosovën dhe Austrinë. Ftesa nuk ka konfirmim zyrtar.

Lista e pretenduar përfshin 25 futbollistë. Mes tyre janë Niv Yehoshua, Daniel Peretz, Oscar Gloukh, Manor Solomon dhe Liel Abada.

Izraeli do të luajë me Kosovën në Prishtinë më 14 nëntor, pastaj me Austrinë në Debrecen të Hungarisë më 17 nëntor.