Vitia Futsal e përfundoi fazën vjeshtore të Ligës së Parë në krye të renditjes, pasi fitoi të gjitha 9 ndeshjet e zhvilluara.

Skuadra grumbulloi 27 pikë, ndërsa Vëllaznimi u rendit i dyti me 24. Në javën e nëntë, Vitia Futsal mposhti Minatorin 6–4, kurse Vëllaznimi fitoi 10–3 ndaj Drenasit.

Në ndeshjet e tjera, Legendat mposhti Dukagjinin 03 me rezultat 11–8. Fida Com fitoi 5–4 në udhëtim ndaj Prishtina Futsal, Ballkani Futsal mundi Komoranin 5–3, Lipjani mposhti Rinia Futsal 10–4 dhe Fushë Kosova fitoi 10–6 ndaj FC Jetoni Futsal.