Mesfushori 20-vjeçar i SKU Amstettenit ka thënë në një intervistë për Sky të Austrisë se synon të luajë për Kosovën.
«Për mua ishte një çështje e zemrës. Dy ditët e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë», tha Hajdini.
Ai tha se ka luajtur për Austrinë nga U16 deri në U19. Hajdini falënderoi trajnerin e Amstettenit, Andreas Gahleitner, për mirëkuptimin ndaj dëshirës së tij.
“Për mua ishte një çështje e zemrës. Dy ditët e fundit kanë qenë një çmenduri e vërtetë”
Procedura për ndryshimin e përfaqësueses nuk është konfirmuar zyrtarisht.




