Një person me inicialet A.I. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanosi gazetaren D.I. për shkak të punës së saj, njoftoi Prokuroria Themelore në Prishtinë të premten.

Prokuroria tha se ndalimi u bë me urdhër të prokurorit kujdestar. Dyshimet fillestare janë se kanosja lidhej me ushtrimin e detyrës dhe profesionit të gazetares.

Gazetarja D.I. dhe i dyshuari A.I. janë intervistuar për mbledhjen e informatave lidhur me rastin, sipas Prokurorisë.