Në kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, IQMT-ja ka gjetur produkte pa kupon fiskal dhe raste pa dokumentacionin e kërkuar.
Sipas njoftimit të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, 10 ekipe kanë kryer mbi 24 inspektime, me fokus te produktet në transport drejt konsumatorëve. Në disa raste mungonte deklaracioni i prejardhjes ose dokumentacioni përcjellës.
Subjekteve u është dhënë afat për të paraqitur dokumentet. «Në të kundërtën, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore, përfshirë sekuestrimin e produkteve dhe shqiptimin e masave ndëshkuese», thuhet në njoftim.
“Përmes 10 ekipeve inspektuese, janë realizuar mbi 24 inspektime.”
Aksioni përfshin edhe kontrollimin e faqeve dhe reklamave të bizneseve online, si dhe trajtimin e ankesave të konsumatorëve. Inspektimet janë shtrirë edhe në Klinë, Istog, Deçan, Junik, Rahovec, Malishevë, Suharekë dhe Dragash.




