Gjatë kontrollit të disa kamionëve të ngarkuar me automjete në pikën kufitare në Han të Elezit, Dogana e Kosovës gjeti mallra që nuk ishin përfshirë në deklaratat doganore, njoftoi institucioni më 5 nëntor.
Mallrat e padeklaruara ishin sisteme shkallësh rrëshqitëse për kabinat e automjeteve. Dogana tha se pesha e ngarkesës përputhej me atë të deklaruar, por një pjesë e mallit mungonte në dokumentacion.
Vlera e mallrave u vlerësua në rreth 27 mijë euro, pa llogaritur detyrimet doganore dhe tatimore. Rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore dhe Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.
“deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor”
«Deklarimi i saktë dhe i plotë i të gjitha mallrave është obligim ligjor», tha Dogana e Kosovës.




