Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla kërkoi forcimin e legjislacionit penal dhe bashkëpunimit rajonal për t’i mbrojtur fëmijët nga abuzimi në platformat digjitale.

Në panelin për mbrojtjen e fëmijëve të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi, ajo kërkoi që ligjet të përfshijnë të gjitha format e abuzimit, përfshirë “grooming”-un. Gërvalla tha se institucionet duhet të ndërhyjnë në mënyrë parandaluese.

Ajo përmendi garancitë e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, mes tyre kufizimin në dy herë të marrjes në pyetje të fëmijës viktimë dhe përdorimin e deklaratave të regjistruara me video si prova. Gërvalla propozoi edhe trajnime të përbashkëta rajonale për intervistimin e fëmijëve, si dhe mekanizma të qasshëm për raportimin e rasteve.