Një shtetas mashkull i Shqipërisë vdiq gjatë trajtimit mjekësor në Prishtinë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.

Rasti u raportua më 4 nëntor, rreth orës 08:40. «Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion», thuhet në raportin e Policisë.

Identiteti i të ndjerit dhe shkaku i vdekjes nuk janë bërë të ditur.