Ambasadori britanik në Beograd, Edward Ferguson, tha në një intervistë për gazetën serbe Politika se Mbretëria e Bashkuar dhe udhëheqja e re serbe do të diskutojnë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
«Kjo nuk ka pse të ndodhë menjëherë, por është e rëndësishme të sigurojmë mekanizma dhe struktura efikase që do të na mundësojnë të zhvillojmë bisedime të pjekura, të bazuara në respektin e ndërsjellë», tha Ferguson. Ai përmendi edhe marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe Rusinë si tema për bisedime.
Ferguson tha se udhëheqja e re serbe ka të drejtë t’i japë përparësi politikës së brendshme. Ai shtoi se dëshiron të nisë herët organizimin e një dialogu strategjik mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Serbisë, i cili ishte planifikuar, por u shty gjatë fushatës zgjedhore.
“Kjo nuk ka pse të ndodhë menjëherë, por është e rëndësishme të sigurojmë mekanizma dhe struktura efikase që do të na mundësojnë të zhvillojmë bisedime të pjekura, të bazuara në respektin e ndërsjellë”




