Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të votojnë të dielën, më 8 nëntor, për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
«Nesër, më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar», tha Kurti. Për 29 vende garojnë katër lista me gjithsej 107 kandidatë.
Kurti tha se këshilli rikthehet në përbërjen prej 29 anëtarësh, pas më shumë se një dekade me 15, duke ia atribuar ndryshimin rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2022. Ai tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për tri komunat përmes teksteve mësimore, bursave dhe mbështetjes për kulturën e institucionet përfaqësuese.
“Katër lista zgjedhore, me gjithsej 107 kandidatë, garojnë për 29 vende në këtë institucion përfaqësues”




