Qendrat e votimit në Serbi janë hapur të dielën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave kombëtarë të pakicave, përfshirë Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 20:00. Në listat e posaçme zgjedhore janë regjistruar 481.789 votues, përfshirë 37.759 me të drejtë vote për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
«Një institucion i tillë duhet të udhëhiqet me besë e me zemër», tha Kamberi. Edhe kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në votim.
“Një institucion i tillë duhet të udhëhiqet me besë e me zemër”
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi pritet t’i publikojë rezultatet jo më vonë se 96 orë pas mbylljes së qendrave të votimit.




