Gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves tha se diskutuan strategjinë shtetërore për ankesat pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sipas njoftimit të Hargreaves, biseda përfshiu edhe punën legjislative që e pret Kuvendin, proceset politike në vend dhe zbatimin e Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Rritjes.
Ambasadori tha se strategjia duhet të jetë në interesin më të mirë të Kosovës dhe të respektojë zotimet ndërkombëtare e sundimin e ligjit. Data e takimit nuk është bërë e ditur.




