Ish-gjenerali i FSK-së Kadri Kastrati kërkoi të premten që komisioni për çështjen e Hagës të shqyrtojë përfshirjen e ekspertëve nga Kroacia në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
«T’i kërkojnë presidentit që njerëz të caktuar, kompetentë në Kroaci, të ofrojnë ekspertizat e nevojshme, jo për të ndihmuar krerët e UÇK-së në Hagë, por për të ndihmuar që të ketë një vendim të drejtë e jo politik», tha Kastrati në emisionin “FIVE”.
Kastrati tha se pret që presidentja dhe kryeministri i Kosovës ta diskutojnë me presidentin kroat avancimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025.
“T’i kërkojnë presidentit që njerëz të caktuar, kompetentë në Kroaci, të ofrojnë ekspertizat e nevojshme, jo për të ndihmuar krerët e UÇK-së në Hagë, por për të ndihmuar që të ketë një vendim të drejtë e jo politik”




