Një qytetar në Ferizaj ia dorëzoi Policisë 264,40 eurot që gjeti në rrugën “Brigada 161”, dhe paratë iu kthyen pronares pasi ajo u identifikua.
Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, rreth orës 14:00. A. Gashi i dorëzoi paratë në stacionin policor në Ferizaj.
Policia e identifikoi pronaren, qytetaren N.A., dhe ia ktheu shumën me procesverbal. Veprimin e Gashit e vlerësoi si gjest ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare.




