Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se po përgatitet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai foli pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin special të presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitrievin.
Në Zyrën Ovale, Trump tha se konflikti është afër zgjidhjes dhe se marrëveshja mund të përfshijë gjithë Evropën. «Do të jetë një marrëveshje e madhe. Do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën, madje mund të përfshijë gjithë Evropën», tha ai.
Trump nuk dha hollësi për bisedimet dhe tha se nuk ishte takuar me zyrtarët ukrainas që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën, madje mund të them se mund të përfshijë gjithë Evropën.”
I dërguari amerikan Jared Kushner tha në X se SHBA-ja, NATO-ja dhe partnerët evropianë diskutuan për përfundimin e luftës. «Synimi ynë është të adresojmë shqetësimet e sigurisë të të gjitha palëve përmes marrëveshjeve praktike, të dakorduara reciprokisht», shkroi ai.
Bisedime me përfaqësues të Kievit dhe Moskës pritet të zhvillohen në Abu Dhabi javën e ardhshme.




