Ish-deputeti i PDK-së Xhavit Haliti tha se nuk kishte pritur që të akuzuarit në Hagë të mbaheshin në paraburgim për kaq gjatë.
«Kam menduar se një muaj ose dy, sa të kalonte procesi i marrjes në pyetje nga hetuesit, do të qëndronin atje, por kjo nuk ndodhi», tha Haliti. «Mendoja se Gjykata e Hagës do t’i shpallë të pafajshëm dhe do të lirohen në gjykim, edhe kjo nuk ndodhi».
Në emisionin “Politiko”, në gjashtëvjetorin e arrestimeve, Haliti tha se kishte kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale jashtë Kosovës dhe kishte votuar kundër në Kuvend. Sipas tij, gjykata duhej të themelohej në Kosovë, dhe ai kishte shprehur gatishmëri të hetohej.
“Kam menduar se një muaj ose dy, sa të kalonte procesi i marrjes në pyetje nga hetuesit, do të qëndronin atje, por kjo nuk ndodhi”




