Në emisionin “Rubikon”, opinionisti Rrahman Paçarizi tha se Kosova mund të mos arrijë ta shuajë Gjykatën Speciale edhe pas 50 vjetësh.
«Kosova mund të mos arrijë ta shuajë as për 50 vjet, sepse tashmë nuk është më në dorën e saj», tha Paçarizi.
Ai e cilësoi gjykatën si politike dhe tha se përballja me të nuk mund të bëhet vetëm përmes mjeteve juridike. «Kjo është një gjykatë politike dhe gjykatën politike është zor me mujt veç me mjete juridike», tha ai.
“…Kosova mund të mos arrijë ta shuajë as për 50 vjet, sepse tashmë nuk është më në dorën e saj”




