Më 5 nëntor, Labinot Balaj tha në emisionin “Rubikon” se iniciativa për ndryshimin e ligjit dhe protestat synonin dëmtimin politik të Lëvizjes Vetëvendosje.
«Protestat dhe e gjithë gama e aktiviteteve janë organizuar me qëllim të dëmtimit politik të Vetëvendosjes», tha opinionisti. Ai pretendoi se, po të ishte PDK-ja në qeveri, nuk do të kishte protesta ose iniciativë për ndryshimin e ligjit. Motivet që Balaj u atribuoi nismës dhe protestave nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
“Protestat dhe e gjithë gama e aktiviteteve janë organizuar me qëllim të dëmtimit politik të Vetëvendosjes.”




