Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të pezullohet më 9 nëntor, pasi Infrakos do të ndalë shërbimet infrastrukturore, njoftoi Trainkos.
Treni nr. 4201 niset nga Prishtina në orën 07:50 dhe do ta ndërpresë udhëtimin në Fushë Kosovë. Infrakos pritet t’i ndalë shërbimet në orën 08:00.
Pas udhëtimit të këtij treni, trenat e tjerë do të ndalen deri në normalizimin e situatës. Trainkos tha se ndërprerja është «jashtë mundësive tona operative» dhe se do t’i njoftojë udhëtarët për ndryshimet.
“më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave”




