Numri i mjekëve me shtetësi kosovare të regjistruar në Gjermani u shtua me 50 gjatë vitit 2025, ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se 171 mjekë u kthyen në Kosovë.
Sipas statistikave vjetore të Dhomës Federale të Mjekëve të Gjermanisë, në fund të vitit 2025 atje punonin 568 mjekë me shtetësi të Kosovës. Dy vjet më herët, numri ishte 459.
«Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë», tha Kurti të shtunën, më 7 nëntor, në hapjen e edicionit të katërt të “Swiss Medical School” në Prishtinë.
“Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë”
Kurti nuk bëri të ditur burimin e shifrës prej 171 mjekësh, e cila nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rritja e numrit të mjekëve të regjistruar në Gjermani nuk tregon domosdoshmërisht sa mjekë emigruan gjatë vitit.




