Automjeti që kishte rënë në Liqenin e Ujmanit në tetor 2025 u nxor nga uji të dielën, 8 nëntor 2026, pas një operacioni të përbashkët, njoftoi Policia e Kosovës.
Operacioni nisi rreth orës 10:00 dhe automjeti u identifikua e u nxor rreth orës 12:40. Në të morën pjesë njësi të specializuara policore, Ekipi Nacional i Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.
Sipas Policisë, ulja e nivelit të ujit mundësoi ndërhyrjen, e cila shërbeu edhe si trajnim praktik. Pronari e kishte njoftuar Policinë për rastin më 14 tetor 2025, pasi automjeti i parkuar pranë liqenit kishte rënë në ujë në rrethana të paqarta.
“Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim”
«Pas nxjerrjes se automjetit i njëjti i është dorëzuar pronarit legjitim», njoftoi Policia.




