Deputetja opozitare serbe Marinika Tepiq tha të dielën se publikoi në X dokumentacionin e plotë të komunikimeve SKY ECC që lidhen me Filip Koraqin.
Sipas Tepiqit, dokumentet përmendin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, vëllanë e tij Andrej Vuçiq, ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Novak Nediq dhe ish-zyrtaren e policisë Dijana Hrkaloviq, si dhe persona të lidhur me grupet Kavaç e Shkaljar.
Ajo pretendoi se dosjet përmbajnë komunikime, fotografi dhe incizime audio për trafikimin e drogës, ndikimin në institucione, porositjen e vrasjeve dhe zgjedhjet në Serbi. «Në këtë faqe gjenden dhjetëra dosje me komunikime, fotografi dhe incizime audio për trafikimin e drogës dhe ndikimin, porositjen e vrasjeve, zgjedhjet në Serbi, blerjen e votave përmes kriminelëve e të tjera», tha Tepiq.
“Në këtë faqe gjenden dhjetëra dosje me komunikime, fotografi dhe incizime audio për trafikimin e drogës dhe ndikimin, porositjen e vrasjeve, zgjedhjet në Serbi, blerjen e votave përmes kriminelëve e të tjera”
Autenticiteti dhe përmbajtja e materialeve nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Pretendimi i Tepiqit se Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë kishte konfirmuar autenticitetin, por nuk kishte vepruar, nuk është verifikuar nga burime të tjera.




