Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se u takua me drejtorin e Europol-it, Jürgen Ebner, për të diskutuar luftën kundër grupeve kriminale ndërkombëtare.
Sveçla tha se Kosova mbetet partnere serioze e agjencisë dhe se bashkëpunimi mbështetet në marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.
«Me z. Jürgen Ebner, Drejtor i Europol-it, rikonfirmuam sukseset e operacioneve tona të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që cenojnë sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit e më gjerë», tha Sveçla.
“Me z. Jürgen Ebner, Drejtor i Europol-it, rikonfirmuam sukseset e operacioneve tona të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që cenojnë sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit e më gjerë”




