Gjatë hetimit paraprak për dyshime mbi dhjetëra kontrata, IPK-ja i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë suspendimin e drejtorit të Prokurimit, Artan Fejzës, deri në përfundimin e hetimit penal.
Inspektorati po shqyrton dyshime për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar dhe çështje të konfliktit të interesit në prokurimin publik. Kontratat janë realizuar përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale.
«Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale», tha IPK-ja.
“Dyshimet hetimore përfshijnë rrethana që ndërlidhen me dhjetëra kontrata të prokurimit, të realizuara përmes procedurave të negociuara dhe konfidenciale”
Në njoftim, Inspektorati tha se po vepron në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe nuk ka dhënë hollësi të tjera. Nuk është konfirmuar nëse Policia e ka zbatuar rekomandimin dhe e ka suspenduar Fejzën.




