Donjeta Pllana, këshilltare juridike në Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës, është zgjedhur bashkëkryesuese e një grupi punues të ENNHRI-së.

Zgjedhja u bë më 4 nëntor, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, ku u votua për drejtuesit e grupeve punuese.

Grupi merret me mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe hapësirën qytetare.