Shpenzimet që pacientët në Kosovë paguajnë vetë për shëndetësi janë rreth 40 për qind, ndërsa mungesat e disa barnave esenciale vazhdojnë, sipas Raportit të Progresit të BE-së.
«Lista e barnave esenciale është përditësuar. Megjithatë, pavarësisht rritjes së buxhetit shëndetësor, disa barna esenciale vazhdojnë të jenë rregullisht të padisponueshme», thuhet në raport.
Ekspertja e shëndetësisë Saranda Ramaj tha se vonesat në planifikim dhe procedurat e prokurimit kontribuojnë në mungesat e barnave.
“Lista e barnave esenciale është përditësuar. Megjithatë, pavarësisht rritjes së buxhetit shëndetësor, disa barna esenciale vazhdojnë të jenë rregullisht të padisponueshme.”




