Varrimi i këngëtares Rinesa Qeriqi, e njohur si Rinesancë, do të mbahet më 10 nëntor në Varrezat e Prishtinës.

Ceremonia është caktuar për në orën 14:30, në lagjen Arbëri (Dragodan).

Homazhet do të mbahen më 11 dhe 12 nëntor, nga ora 09:00 deri në 17:00, në Grand Hotel Prishtina. Qeriqi vdiq më 23 tetor, në moshën 25-vjeçare.