Njoftimi i Policisë të enjten konfirmoi arrestimin e dy burrave dhe gjetjen e barnave pa banderola në depo të fshehta në dy biznese farmaceutike në Prizren.
Aksioni u zhvillua më 5 nëntor, pas hetimeve të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas Policisë, barnat ruheshin në kushte që nuk i plotësonin standardet, ndërsa vlera e tyre në treg u vlerësua rreth 10 mijë euro.
Të arrestuarit, të dy shtetas të Kosovës, dyshohen për veprën penale «Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore». Me vendim të prokurorit, ata u dërguan në mbajtje për 48 orë.
“Aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.”
«Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren. Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë», tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti. Hetimet vazhdojnë.




