Pesë të pandehurve në rastin e 37 kilogramëve heroinë u është caktuar nga 30 ditë paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale.
Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi masën për secilin pas seancës dëgjimore të 5 nëntorit. «gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve», njoftoi gjykata.
Në aksionin e Policisë, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u sekuestruan 37 kilogramë heroinë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi 500 mijë euro.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve”
Në konferencën e përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë, më 4 nëntor, u tha se sipas hetimeve preliminare droga dyshohet se ishte transportuar nga Irani, e kamufluar mes mallrave komerciale, dhe se synohej tregu jashtë Kosovës. Përgjegjësia penale e secilit të pandehur nuk është përcaktuar dhe rasti është në fazën e dyshimeve.




