Prishtina fitoi 2:1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës dhe mbeti në krye me 32 pikë.
Rin Ahmeti kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 28-të, ndërsa Assane Diatta shënoi golin e dytë në minutën e 49-të. Urim Statovci shënoi për Vushtrrinë në minutën e 79-të.
Prishtina është pesë pikë para Malishevës. Vushtrria ka tri pikë pas 13 xhirove.




