Në Skenderaj, Drenica dhe Drita luajtën baras 1:1 të dielën, më 8 nëntor, në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.

Albert Dabiqaj shënoi për Dritën, ndërsa Genc Hamiti barazoi për Drenicën në minutën e 25-të.

Drita mbetet e treta me 24 pikë, kurse Drenica renditet e teta me 12. Prishtina kryeson kampionatin me 32 pikë.