Me 26 gola në 31 ndeshje të sezonit të rregullt, Lionel Messi i Inter Miamit mori për të dytin sezon radhazi çmimin “Këpuca e Artë” të MLS-së.

Në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, të shtunën, 7 nëntor, Inter Miami barazoi 3-3 me Charlotte. Messi nuk shënoi, por asistoi në dy golat e parë të skuadrës.

Skuadra e Miamit e mbylli sezonin e rregullt e dyta në Konferencën Lindore dhe siguroi avantazhin e fushës vendase për dy raundet e para të play-off-it. Pas Messit në renditjen e golashënuesve u renditën Petar Musa i Dallasit me 22 gola dhe Sam Surridge i Nashville me 21.