Pjesa që e lidh prokurorin e Dhomave të Specializuara Alan Tieger me pretendimin se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli vranë personalisht policë serbë nuk gjendet në transkriptin zyrtar të seancës së 9 shkurtit 2026.

Pjesa tjetër e videos përputhet me transkriptin, në faqet 15–16. Aty Tieger i përshkruan Thaçin dhe Veselin si aktorë kryesorë të procesit dhe si persona në vijën e parë të UÇK-së që nga fillimi.

«Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, shokë që prej kohës kur ishin studentë, kanë qenë aktorë kryesorë në këtë proces dhe kanë qenë në vijën e parë të UÇK-së qysh prej fillimit», tha Tieger.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, shokë që prej kohës kur ishin studentë, kanë qenë aktorë kryesorë në këtë proces dhe kanë qenë në vijën e parë të UÇK-së qysh prej fillimit”
— Alan Tieger, prokuror i Dhomave të Specializuara

Analiza e audios nga HiveModeration dha 60,8% gjasë që ajo të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale. Ky është vlerësim i veglës dhe nuk konfirmon në mënyrë të pavarur origjinën e audios.