Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, i kërkoi Bashkimit Evropian të trajtojë mohimin dhe shtrembërimin e fakteve për krimet e luftës në Serbi, përfshirë ato që lidhen me Srebrenicën dhe Kosovën.
Në reagimin drejtuar ambasadorit të BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, Kandiq tha se përballja me të kaluarën kërkon ndalimin e këtyre praktikave. «Përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave», tha ajo.
Kandiq kërkoi gjithashtu mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja për përfshirjen e të rinjve në hulumtimin e luftërave të viteve 1990. «Pavarësia e gjyqësorit, për të cilën insiston BE-ja, duhet të shtrihet edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës», tha ajo.
“Përballja e përgjegjshme me të kaluarën kërkon ndërprerjen e këtyre praktikave”




