Ish-i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, foli për ndikimin rajonal të zhvillimeve politike në Serbi, përfshirë pozitën e liderit të Republika Srpskas, Milorad Dodik.

Në një bisedë për televizionin N1, Palmer tha se një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të forcojë mbështetjen për rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai veçoi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi dhe integrimin evropian të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Palmer përmendi Gregory Meeks dhe Chris Coons si politikanë amerikanë që kanë mbështetur rajonin dhe tha se pret vazhdimin e mbështetjes për integrimin evropian.

Biseda trajtoi edhe politikën e ardhshme amerikane ndaj rajonit, pas zvogëlimit të pranisë së SHBA-së dhe shfuqizimit të USAID-it.