Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, për marrjen e detyrës, njoftoi Presidenca më 7 nëntor.

Sipas Presidencës, Milatović shprehu bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Malit të Zi do të thellohen përmes bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.