Grupi punues ndërpartiak i Qeverisë u mblodh më 7 nëntor në Prishtinë për të bashkërenduar përgatitjet për apelimin në Hagë të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Mbledhjen e drejtoi ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Aty morën pjesë Vlora Çitaku nga PDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja, Bekë Berisha nga AAK-ja dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e ka krijuar grupin për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore të apelimit. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura.

“Ne jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, jo për publik”
— Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

«Ne jemi dakorduar për konfidencialitetin e këtij grupi. Duhet të flasë puna, jo deklaratat. Disa marrëveshje po, jo për publik», tha ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Nuk ka konfirmim zyrtar nëse kjo ishte mbledhja e parë apo e dytë e grupit.