Në Kosovë u raportuan 39 aksidente trafiku dhe u shqiptuan 2.307 gjoba gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Policia e Kosovës.
Prej aksidenteve, 24 përfunduan me dëme materiale, ndërsa në 15 pati persona të lënduar.
Policia njoftoi se gjatë kësaj periudhe u arrestuan 42 persona. Tridhjetë e shtatë prej tyre u dërguan në mbajtje.




