Policia tha se një person u gjet pa shenja jete në Gjakovë të enjten, 5 nëntor, rreth orës 20:00.
Njësitë policore dhe ekipi mjekësor dolën në vendngjarje. Mjeku konstatoi vdekjen e personit.
Me urdhër të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Raporti i Policisë nuk jep identitetin e personit ose shkakun e vdekjes.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”




