Policia e Kosovës ndaloi më 5 nëntor në Han të Elezit një mashkull kosovar të dyshuar për kalim të paautorizuar të kufirit.
Ndalimi ndodhi rreth orës 15:30, gjatë patrullimit. I dyshuari u shoqërua në stacion policor për procedurat e mëtejshme.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij u iniciua rast. Ai u lirua pas procedurave fillestare, në procedurë të rregullt.




