Policia e Kosovës tha se 82 urdhra mbrojtës me monitorim elektronik u lëshuan në vend nga janari deri në qershor 2026.
Monitorimi mbikëqyret nga Policia dhe synon të sinjalizojë shkeljen e kufirit të afërsisë së lejuar mes palëve, sipas urdhrit të gjykatës. Sistemi u funksionalizua në dhjetor 2024.
«Hallkat elektronike janë diçka e re, ku këto vitet e fundit që po vendosen bashkë me urdhrat mbrojtës. Është dicka pozitive, mirëpo përveç hallkave elektronike, konsideroj se Policia duhet të jetë më vigjilente në zbatmin apo mosneglizhencën e këtyre urdhrave mbrojtës», tha avokati Fitim Gashi.
“Hallkat elektronike janë diçka e re, ku këto vitet e fundit që po vendosen bashkë me urdhrat mbrojtës. Është dicka pozitive, mirëpo përveç hallkave elektronike, konsideroj se Policia duhet të jetë më vigjilente në zbatmin apo mosneglizhencën e këtyre urdhrave mbrojtës”
Arrita Rezniqi nga një qendër për ndihmë juridike tha se nuk ka raport nga Policia ose Zyra e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje që të sqarojë zbatimin e sistemit, sfidat dhe ndikimin e tij.




