Familjarët e dërguan foshnjën pa shenja jete në Spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen.

Sipas raportit të Policisë, rasti u raportua më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Klinë. Me vendim të prokurorit, trupi u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Shkaku dhe rrethanat e vdekjes nuk janë bërë të ditura; obduksioni është caktuar për t’i përcaktuar.