Një mosmarrëveshje mes një burri dhe një gruaje përfundoi me shoqërimin e të dyve në stacionin policor në Podujevë të shtunën pasdite, më 7 nëntor, sipas raportit të Policisë.
Përleshja ndodhi mes tyre pas mosmarrëveshjes. Të dy refuzuan të pranonin tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit u liruan, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.




