Policia e Kosovës anuloi më 4 nëntor tenderin për marrjen me qira të karrigeve statike për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve.
Në tender kishin marrë pjesë 2 operatorë ekonomikë. Për anulimin u përzgjodh një dispozitë e Ligjit për Prokurimin Publik, por njoftimi nuk dha arsyen konkrete.
Ceremonia e 412 kadetëve është planifikuar për 6 nëntor, në orën 16:30. Ajo ishte shtyrë nga 30 tetori për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve.




