Kontrolli i tre burrave në një kafiteri të Gjilanit më 5 nëntor përfundoi me sekuestrimin e tri pistoletave, 25 fishekëve dhe një thike.
Policia e Kosovës tha se u gjetën një pistoletë 9×19 mm me 10 fishekë, një pistoletë TT 7×62 mm me 8 fishekë dhe një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm me 7 fishekë. U sekuestruan edhe tri karikatorë.
Të tre personat u arrestuan dhe u intervistuan. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata u dërguan në mbajtje për 48 orë.
“me dyshimin për armëmbajtje pa leje”




